75 Mall Live Search
10:05 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Arrestohet një anëtar i DEASH-it, duke spiunuar në postat ushtarake në Stamboll

Arrestohet një anëtar i organizatës terroriste DEASH, derisa po vëzhgonte fshehurazi një zonë ushtarake në Stamboll të enjten herët.

Policia mori një njoftim se një burrë ishte ngjitur në një pemë dhe po spiunonte Postën Komanduese të Policisë Ushtarake në rrethin Yenibosna të Stambollit në 2 të mëngjesit me kohën lokale (11 pasdite GMT), shkruan DailySabah, transmeton Indeksonline.

Në vendin e ngjarjes ekipet e policisë kanë kapur Muhammed Yahya E, për të cilin është përcaktuar se është anëtar i DEASH-së.

Ai u arrestua dhe u dërgua në burg pas procedurave, shtoi raporti.

Turqia njohu DEASH-në si një grup terrorist, më 2013 dhe që atëherë është sulmuar shumë herë, duke përfshirë 10 bomba vetëvrasëse, shtatë bombardime dhe katër sulme të armatosura, të cilat kanë vrarë 315 njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

Grupi terrorist është përpjekur të rindërtonte veten në Turqi pasi iu dha një goditje e rëndë në Irak dhe në Siri. Sipas dëshmisë nga terroristët e arrestuar në operacionet e mëparshme në provincën Adana, DEASH-ja ishte përpjekur të rrëmbente gjykatës, prokurorë dhe grupe turistike si shpërblim në këmbim të terroristëve DEASH-së të mbajtur në Irak dhe Siri./Indeksonline