75 Mall Live Search
10:14 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Daum i mohon zërat: S’kam marr asnjë ofertë nga Fenerbahçe

U spekulua se Christoph Daum mund të rikthehet në stolin e Fenerbahçes.

Megjithatë në një intervistë për TRT-në, Daumi ka mohuar të gjithë këta zëra që lidhin për një marrëveshje me klubin turk, transmeton IndeksOnline.

“Jo, asnjë ofertë nuk e kam marr nga Feneri”, ka thënë Daumi.

67-vjeçari që ishte te Fenerbahçe gjatë viteve 2003-2006 mendon se klubi turk do të bëhet kampion i Superligës së Turqisë këtë sezon.

“Me këtë skuadër Fenerbahçe, do të bëhet kampion. Kush i mposhtë ata? Vetëm vetvetja”, vazhdoi 67-vjeçari.

Daumi ka një karrierë fantastike në rolin menaxherial. Ai ka qenë trajner në shumë klube, përfshirë: Kolnin, Stuttgartin, Besiktasin, Bayernin Leverkusenin, Austria Wienën, Eintracht Frankfurtin, Club Bruggen, Brusasporin dhe Kombëtaren e Romunisë./IndeksOnline/