75 Mall Live Search
13:25 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / AR

Më shpejt se ç’mendoni, Ylli vjen me projekte të reja

Yll Limani u bë i njohur nga publiku shqiptar që kur mori pjesë në edicionin e parë të “Reality TV Show The Voice of Albania” në vitin 2011.

Që nga atëherë ai tregoi talentin e tij, duke u veçuar si një zë i talentuar dhe mjaft i dashur për publikun, shkruan Indeksonline.

Vitin 2021 e filloi me promovimin e dy këngëve, të cilat u shndërruan në hit.

Në një intervistë për Indeksonline, menaxheri i tij Bonart Ajvazi, paralajmëroi se do të ketë edhe shumë këngë të reja nga këngëtari.

“Po ka me pas, shumë shpejt bile. Ende nuk e dimë a do të jenë në bashkëpunim apo solo. Ka me pas edhe bashkëpunime, por çdo gjë e zbulojmë me kohë”, tha ai.

Ndërsa për këngën e shumëpritur nga publiku “Hana”, ai tha se nuk varet prej tij, për shkak se ai është mysafir në atë këngë./Indeksonline/