Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës

Kanë përfunduar pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra e Arbërisë është duke fituar 2 me 0 ndaj Besës së Pejës, shkruan IndeksOnline.
Kurse në derbin lokal midis Feronikelit dhe Drenicës pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 me 2.
Golat i shënuan: Kreshnik Uka dhe Frashri për Drenicën dhe Simonovski për Feronikelin.
Kujtojmë se Feronikeli është me një lojtar më pak në fushë.