Stërvitje në gjithë vendin, helikopterët e KFOR-it ngritën në qiell (Video)

KFOR-i është duke zhvilluar një stërvitje rutinë në gjithë territorin e Kosovës.
Në këtë stërvitje janë përfshirë edhe helikopterë të shumtë, të cilët janë parë teksa fluturojnë në qiellin e Kosovës.
IndeksOnline ju sjell pamje të helikopterëve nga Brezovica, duke kryer stërvitje.
Stërvitja ka qenë paralajmëruar dje nga KFOR-i ku thuhet se ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së e vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si edhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë./IndeksOnline/
