75 Mall Live Search
15:29 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / Blerim

Është në dijeni që s’ka vend te Anglia, ylli i West Hamit ndërron kombëtare

Kombëtarja e Anglisë është afër ta humbas edhe një lojtar tjetër, pas largimit të talentit, Jamal Musiala.

Mediat në Britani shkruajnë se Michael Antonio ka vendosur që të largohet nga ‘Tre Luanët’ dhe ta përfaqësoj Kombëtaren e Xhamajkës, transmeton IndeksOnline.

Antonio ishte ftuar njëherë te Kombëtarja e Anglisë, por s’kishte luajtur – andaj ka të drejtë të ndërroj shtet.

Para disa dite, të njëjtin vendim e mori edhe talenti Jamal Musiala, i cili i tha ‘PO’ Kombëtares së Gjermanisë./IndeksOnline/