EKSKLUZIVE| Pezullohet Rregullorja ku rrezikoheshin hulumtimet shkencore në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Nga greva e mbajtur nga Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës dhe Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës brenda institutit të Mjekësisë Ligjore, është pezulluar Rregullorja për Organizmin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Sipas, kësaj rregulloreje, janë rrezikuar shumë procese të ndjeshme në IML, si procesi i hulumtimeve shkencore, procesi i çështjes se personave të zhdukur, shkruan Indeksonline.
Organizimi i Brendshëm dhe Sistematizimi i Institutit të Mjekësisë Ligjore ka vërejtur se e njëjta nuk është në përputhje të plotë më Ligjin Nr.05/L060 për Mjekësinë Ligjore, konkretisht të nenit 15 të tij.
Lidhur më këtë plotësim/ndryshim, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë, që të pezullohet dhe në afat brenda 10 ditëve të fillohet plotësim/ndryshimi i kësaj rregulloreje./E.Ballazhi/Indeksonline

