Aksident komunikacioni në Ulpianë, lëndohen dy persona

Një aksident komunikacioni ka ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar.
Aksidentin e ka konfirmuar Policia e Kosovës
“Rreth orës 18:30, në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident komunikacionit në mes te dy automjeteve. Si pasojë e aksidentit janë lënduar 2 persona”, ka bërë të ditur për IndeksOnline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se me këtë rast po merren hetuesit policor nga njësiti i trafikut.
Ky është aksidenti i dytë që ndodhi sot në mbrëmje në Prishtinë. Një tjetër aksident ka ndodhur pak më herët te “Santea”.