Munishi: Stop termit ‘trajner nga Shqipëria’

Ismet Munishi ka dalë në mbrojtje të trajnerëve nga Shqipëria që menaxhojnë skuadrat e Superligës në Kosovë.
Ai ka bërë thirrje që Shoqata e Trajnerëvë të reagojë në lidhje me sulmet që ju bëhet atyre.
“Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka. Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria” ka shkruar Munishi.
Ky është shkrimi i plotë i Munishit në Facebook.
Zgjedhja e trajnerit është individuale dhe i perket klubit ose Presidentit . Mund të jet nga India, Maqedonia Veriore , Zvicra apo Shqiperia . Ai trener ka emer dhe mbiemer karier personalitet etj. Personalisht po me pengon termi treneret nga Shqiperia , duhet të jet termi filan treneri. Per Sulmet që po marin koleget e mi nga një pjesë e Shqipërisë duhet të reagoj edhe shoqata e trajnerve . Termi treneret nga Shqiperia vjen nga disa individ të cilët prej ambicies personale demtojnë shumqka. Trener nga Shqiperia jemi të gjithë nëse nuk e keni dit , sepse të gjithë jemi Shqipëtar dhe askush nuk na ndalon të punojmë më shumë e të bëhemi trener të mirë nga Shqipëria .
Stop termit trener nga Shqipëria
,, treneri ka emer,,