75 Mall Live Search
10:46 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Petkoviq-Osmanit: Pse shqetësoheni për një hartë, nëse Kosova është shtet i pavarur?

Petar Petkovic, drejtor i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, i ka reaguar ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmanit, pasi kjo e fundi në një reagim në twitter  për hartën e Lajçakut ka thënë se për kufijtë aktual të Kosovës shumë gra, burra e fëmijë janë vrarë nga regjimi gjenocidal i Sllobodan Millosheviqit.

Ai e ka pyetur Osmanin se pse duhet të jetë e shqetësuar për një hartë të thjeshtë nëse Kosova është shtet i pavarur.

Petkovic i cili në pozitën që mban është emëruar nga Aleksander Vuçiq si  ish-ministri i propagandës së Sllobodan Millosheviqit, i ka reaguar Osmanit edhe për deklaratën rreth krimeve gjenocidale serbe.

Siç ka shkruar ai, “është qesharake që Osmani akuzon Serbinë për krime, derisa liderët e Kosovës janë në Hagë për krime monstruoze kundër serbëve”.