75 Mall Live Search
10:54 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Suharekë/ Burri dëbon nga shtëpia gruan dhe djalin, policia e arreston

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për dhunë familjare, në Suharekë.

Një person është arrestuar pasi ai nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia gruan dhe birin e tij, shkruan IndeksOnline.

Lidhur me rastin në fjalë, detaje kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

Suharekë , 24.02.2021 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili nën ndikim të alkoolit ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe birin e tij viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24- orësh./IndeksOnlie/