75 Mall Live Search
10:53 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Tre persona të rinj me armë lodre arrijnë të grabisin 30 euro nga arka

Tre persona të maskuar e me një armë lodër kanë arritur që mbrëmë të grabisnin 30 euro nga arka e pagesave në “Dardani”, në Komunën e Fushë- Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Sipas Policisë së Kosovës nuk raportohet për të lënduar.

“Rr.’Dardania’, Fushë-Kosovë, 25.02.2021 – 18:40. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se në një lokal ka ndodhur një grabitje ku tre persona të moshës së re, të maskuar, me kapela të zeza në kokë  dhe me një armë dyshohet lodër kanë arritur t’ia grabisnin rreth 30 euro para nga arka e pagesave. Njësitet policore janë duke hetuar rastin. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/