75 Mall Live Search
10:59 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Trasportohen ilegalisht 14 qengja e 2 lopë në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë një person në Viti ka pasur në kamion 14 qengja pa dokumentacion, me ç’rast është shoqëruar në polici, shkruan IndeksOnline.   

Me vendim të prokurorit i dyshuari së bashku me qengjat është liruar në procedurë të rregullt.

Një rast i ngjajshëm ka ndodhur edhe në fshatin Muqivërc ku në një kamion janë gjetur dy gjedhe pa numra të matrikulimit dhe as dokumente përcjellëse.

 Gjedhët janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe janë dërguar në terminal.

“Fsh. Binç, Viti 25.02.2021 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që tek ai në kamion i janë gjetur 14 qengja pa dokumentacionin përkatës. Pas përfundimit të procedurave, me vendim të prokurorit i dyshuari së bashku me qengjat është liruar në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Muqivërc 25.02.2021 – 21:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet kamion të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar gjatë kontrollit në rimorkio kishte dy gjedhe pa numra të matrikulimit dhe as dokumente përcjellëse. Lidhur me këtë janë njoftuar zyrtarët e AVUK-ut dhe me konsultim të prokurorit gjedhët janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe janë dërguar në terminal. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh./IndeksOnline/