75 Mall Live Search
10:56 / E Premte, 26 Shkurt 2021 / OSH

Nga Grashtica raporton në Polici: Më janë djegur 40 ari pemë e tre hektar me shkurre

Një banor i fshatit Grashticë, komuna e Prishtinës, në mesditën e djeshme ka raportuar në polici se në rrethana ende të panjohura i janë djegur rreth 40 arë me pemë, raporton IndeksOnline.

Mirëpo këtu nuk ka përfunduar dëmi që i është shkaktuar atij.

Ai po ashtu ka raportuar se nga zjarri janë përfshirë edhe tre hektarë me shkurre.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti mbetet për t’u hetuar.