75 Mall Live Search
13:49 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / Blerim

Drita shumë e fortë për Besën në pjesën e parë

Tashmë ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Besës, duel ky në kuadër të xhiros së 22’të në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita u tregua e fortë në 45 minutat e parë, ku shënoi dy herë përmes Xhevdet Shabanit në minutën e 5’të dhe 15’të të takimit, shkruan IndeksOnline

Goli i dytë i Shabanit ishte fantastik, pasi shënoi nga gjuajtja e lirë, duke kaluar murin e Besës me shumë klas.

Pra, kjo pjesë e parë u mbyll në 2:0 në të mirë të “Intelektualëve”.