Paqe në Stamford Bridge, Chelsea dhe Manchesteri ndajnë pikët

Chelsea dhe Manchester United janë ndarë në paqe në ndeshjen e javës së 26-të të Premierligës.
Të dy skuadrat ishin të kënaqura me nga një pikë pasi që nuk arritën të gjenin rrugën e golit.

Në pjesën e parë pati një moment dyshimi për penallti, por VAR nuk e dha.
Me këtë barazim, Manchester United mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, 12 më pak se Manchester City derisa Chelsea në vendin e pestë me 44 pikë. /IndeksOnline/
