75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 28 Shkurt 2021 / C E

Mbetjet e kafshëve të thera hidhen afër shtëpive në fshatin Bresanë

Mbetjet e kafshëve të therura janë bërë shqetësim për një lagje në fshatin Bresanë të Komunës së Dragashit.

Një lexues i Indeksonline ka dërguar pamje pranë shtëpisë së tij ku janë gjuajtur eshtrat dhe pjesët tjera të mbetjeve nga thertorja.

Mbetjet janë hedhur disa metra afër shtëpive dhe ato janë shpërndarë edhe nga qentë e një ferme aty afër.

Në këtë vend gjendet edhe një deponi e mbeturinave që ka mbetur jashtë përkujdesjes së institucioneve.

Banoret e lagjes janë ankuar edhe në organet përgjegjëse por që deri më tani nuk kanë bërë zgjidhje. /IndeksOnline/