Aksident i rëndë trafiku në Gurakoc të Istogut (Foto)
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Gurakoc të Istogut.
Në aksident janë përfshirë një kombi-bus dhe një Golf 4, raporton Indeksonline.
Siç shihet nga fotografitë dërguara në redaksinë e Indeksonline, të dy automjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale përderisa nuk dihet për të lënduar.
Madje kombi-busi është rrotulluar përderisa vetura Golf 4 doli krejtësisht në anën tjetër të rrugës./Indeksonline/