75 Mall Live Search
17:04 / E Hënë, 01 Mars 2021 / AR

Zafir Berisha: Kosova ka kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike

Sot Këshilli Shtetëror për Siguri Kibernetike mbajti takim lidhur me sulmet e fundit në Kosovë, ku Koordinatori Nacional, Zafir Berisha doli me një njoftim, shkruan Indeksonline.

Ai tha se pas këtyre diskutimeve u vlerësua se Kosova ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike.

Njoftimi i plotë:

Nga pozita e Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike dhe si zëvendësministër në detyrë i MPB, sot në Këshillë diskutuam për gjendjen e sigurisë kibernetike në Republikën e Kosovës, pas raportimeve të fundit për sulme kibernetike.

Pas diskutimeve të zhvilluara ndërmjet anëtarëve të Këshillit, u vlerësua se përkundër sfidave në parandalimin e sulmeve kibernetike, Republika e Kosovës ka zhvilluar kapacitete profesionale për parandalimin e sulmeve kibernetike.

Legjistatura e dalur nga zgjedhjet e fundit pres që ta ketë prioritet të prioriteteve ligjin për siguri kibernetike si dhe të miratoj me urgjenc Strategjin për Siguri Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2021-2025 me iden që të fuqizohen edhe më shumë institucionet e siguris në këtë fushë!

May be an image of one or more people and people standing