Guardiola e konfirmon, ylli i Manchester Cityt transferohet tek Barcelona në fund të këtij sezoni!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka konfirmuar që mbrojtësi spanjoll, Eric Garcia do të largohet dhe me shumë gjasë do të transferohet në Barcelonë.
“Eric do të largohet në fund të sezonit. Ai do të luaj, mendoj tek Barcelona. Ai nuk është një lojtar i zakonshëm, ai top lojtar”, është shprehur Guardiola në konferencë për media, transmeton Indeksonline.
Barcelona u mundua ta transferoj në janar Garcian, por City kërkonte 10 milionë euro. Ky çmim nuk ishte i përshtatshëm për katalunasit, pasi janë në krizë financiare.
Garcia në fund të këtij sezoni do të jetë lojtar i lirë dhe Barcelona mund ta transferoj me kosto 0 euro./Indeksonline/
Eric Garcia will join Barcelona in the summer as a free agent, confirmed. Pep Guardiola: "Eric is going to play I think at Barcelona…”. ?? #mcfc #fcb
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) February 28, 2021
Eric will sign his contract until June 2026. No other clubs involved [Arsenal, PSG…] in the race. ? @City_Xtra https://t.co/DTuYHMK1nV