75 Mall Live Search
09:10 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Prindërit vushtrrias marrin një lajm të mirë

Për të dytin vit me radhë, Vushtrria do të alokojë 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur.

Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës, Xhafer Tahiri.

“Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të jep 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë.

Pra për të 2 vjet me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale! Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat” shkruan Tahiri në njoftim./Indeksonline/