KQZ përjashton nga rezultati votat e dy vendvotimeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendimin për përjashtimin nga rezultati të dy vendvotimeve.
Bëhet fjalë për vendvotimet 2717B/01R (Vushtrri) dhe 3805B/05R (Mitrovicë e Veriut), të cilat edhe pas rinumërimit rezulton se ka mospërputhje midis nënshrkimeve dhe fletëvotimeve.
Në këto vendvotime janë 5, përkatësisht 10 fletëvotime më shumë se nënshkrime./IndeksOnline/