15:21 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Kosova përfiton 100 mijë e 800 vaksina nga COVAX, arrijnë së shpejti

“COVAX”-i sot ka konfirmuar se Kosova është në listën e shteteve përfituese nga rundi i parë i ndarjes së vaksinave kundër COVIDIT-19. Kosova do të përfitojë 100 mijë e 800 doza nga ky mekanizëm.

Vaksinat pritet të arrijnë së shpejti, ngase në konfirmim thuhet se ky rund vlen për periudhën shkurt-maj 2021.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Vaksinat janë të kompanisë “Astra Zeneca”, të prodhuara e promovuara nga instituti “Serum” i Indisë./Indeksonline/