Egjipti e konfirmon/ Salah do të luaj në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2021’

Kombëtarja e Egjiptit në Futboll e ka konfirmuar se lojtari, Momo Salah do të luajë në lojërat olimpike “Tokio 2021”.
Sulmuesi i Liverpoolit pritet që të marrë pjesë në Lojërat Olimpike… dhe kjo ndikon negativisht te skuadra angleze, shkruan IndeksOnline.
Në rast se Momo shkon në Tokio me ekipin kombëtar, i bie se do të mungojë në ndeshjet e para të sezonit të ri 2021-22 në Premierligë.
Lojrat Olimpike të Tokios priten të zhvillohet këtë vit nga 23 korriku deri më 8 gusht./IndeksOnline/