75 Mall Live Search
18:40 / E Martë, 02 Mars 2021 / Blerim

Dy ekipe italiane të KFOR-it dezinfektuan shkollat e Prishtinës dhe Mitrovicës

Dy ekipe të specializuara italiane nga Komanda Rajonale e KFOR-it Perëndim kohët e fundit kryen operacione të dezinfektimit në shkollat e Prishtinës dhe Mitrovicës.

“Aktivitetet e pastrimit dhe dezinfektimit, të koordinuara me menaxherët e shkollës dhe autoritetet lokale shëndetësore, u kryen gjatë fundjavës në mënyrë që të sigurohen kushtet për shëndetin dhe sigurinë e studentëve dhe mësimdhënësve që ndjekin shkollat çdo ditë”, ka bërë të ditur KFOR-i përmes një komunikate për media.

 Të dy ekipet përbëhen nga gjashtë operatorë të trajnuar për të vepruar në mjedise të kontaminuara. Ata kanë përvojë të lartë në operacionet e mëparshme të kryera në Itali dhe jashtë saj në dezinfektimin e automjeteve, mjedisit dhe objekteve. 

Misioni i KFOR-it udhëhequr nga NATO në Kosovë që nga fillimi i pandemisë COVID-19 ka ofruar ndihmë për të gjitha komunitetet në Kosovë përmes dhurimit të pajisjeve mbrojtëse personale dhe dezinfektimit të strukturave të shumta publike. Kjo ofrim i ndihmës shëndetësore për Institucionet në Kosovë në përballimin me emergjencën epidemiologjike të COVID-19 bëhet në mbështetje të mandatit të KFOR-it të Rezolutës 1244 të Këshillit te Sigurimit të KB të vitit 1999.