75 Mall Live Search
21:05 / E Martë, 02 Mars 2021 / C E

Ferizaj ka mbetur në mëshirë të Zotit, shumë afër shuarjes

FC Ferizaj është në një krizë të thellë financiare dhe rrezikon shuarjen nëse nuk merr ndihmë nga dikush.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes një komunikate në faqen zyrtare në Facebook, shkruan Indeksonline.

Klubi kërkon nga kryetari i komunës që t’i dal në ndihmë skuadrës pasi që ky është lajmi i fundit para shuarjes.

Ky është njoftimi i klubit:

Ferizaj ka mbetur në mëshirën e Zotit dhe shumë afër shuarjës.Kriza e madhe financiare që ka kapluar klubin tonë gjendje e mjerueshme në klub detyrohemi që ndeshjët e radhës mos ti zhvillojmë fare dhe të largohemi nga garat. Eshtë mëkat i madhë një qytet si Ferizaj me biznismenë më të fuqishëm në Kosovë të mos përkrahet klubi i vetëm i qytetit me traditë 98 vjeçare. Lusim Kryetarin e Komunës z.Agim Aliu aksionerët që janë në klub ti dalin në ndihmë klubit tonë, përndryshe ky është lajmrimi i fundit para shuarjës. Dikush duhet të jap përgjegjësi për këtë gjendje të rënd.