75 Mall Live Search
21:52 / E Martë, 02 Mars 2021 / OSH

Haziri: LVV fitoi zgjedhjet me një besim shumë të madh të qytetarëve

Ish-nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri  në “ Kastra A Shoë” ka thënë se partia e majtë, LVV, ka fituar zgjedhjet me një besim shumë të madh të qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dhënë dorëheqje ta parevokueshme për  shkak të rezultatit të zgjedhjeve më 14 shkurt.

“Lideri i LDK-së ka dhënë dorëheqje si pasojë e këtij rezultati, ka qenë e papritur. Krejt ky efekt duhet të lexohet qartë në vendimet tona. Qytetari për herë të parë e ndan votën nga e djathta dhe del në të majtën, pasi nuk ka ndodhë asnjëherë deri tash”, tha ai.

Ndryshe më 14 mars pritet të mbahet Kuvendi zgjedhor i LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri, pas dorëheqjes së Mustafës./IndeksOnline/