Vazhdon me të madhe keqpërdorimi i detyrës zyrtare në Kosovë

Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar mbetet një shqetësim kryesor në vend, shkruan Indeksonline.
Vetëm në dy muajt e parë të këtij viti, pra që nga 1 janari deri më 28 shkurt, në Policinë e Kosovës janë regjistruar 13 raste të tilla.
Kështu thuhet në një përgjigje të PK-së për Indeksonline.
“Bazuar në kërkesën tuaj, në vazhdim gjeni te dhënat lidhur me veprën penale nga neni 414 “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit penal të Republikës së Kosovës, për periudhën kohore 01.01.2021-28.02.2021, të cilat janë raportuar në Policinë e Kosovës.
Për këtë periudhë kohore janë regjistruar 13 raste nga neni 414 “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” i KPRK-së”.
Keqpërdorimi me detyrë zyrtare nuk është një dukuri e re, madje kjo gjë është e pranishme pothuajse në çdo shtet, pavarësisht nga zhvillimi i tij.
Personat që kryejnë këtë vepër penale, duke tejkaluar kompetencat e tyre, sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës, dënohen me burgim prej një deri në tetë vjet./Indeksonline/
