75 Mall Live Search
23:50 / E Mërkurë, 03 Mars 2021 / OSH

Ish-anëtari i kryesisë: LDK-ja e humbi demokracinë e brendshme

Ish-anëtari i kryesisë së LDK-së, Rexhep Osmani, ka folur për humbjen e thellë të LDK-së në zgjedhjet e jashtëzakonshme, më 14 shkurt në Kosovë.

Osmani në “Dpt te Fidani” tha se gabime në LDK kanë ndodhur edhe para ardhjes së Isa Mustafës si lider i partisë, por ato gabime sipas tij, nuk ka qenë në shkallën që arritën me ardhjen e tij.

“Unë mendoj që janë disa faktorë që LDK-ja ka rënë, sepse LDK-ja e humbi demokracinë e brendshme dhe erdhi në një udhëheqje, hierarki vertikale, e cila nuk i interesonte çështja e zhvillimeve të demokracisë në parti dhe grumbullimi i funksioneve të shumë njerëzve, pasi që një grumbullim i tillë e humb efikasitetin e veprimit politik dhe institucional në këtë mënyrë ata u brokratizuan dhe kështu u spastruan gradualisht. Dikë në heshtje, dikë me injorime e dikë me largime dhe gradualisht u formua një strukturë e injorantëve në krye të partisë.

Osmani thotë se Mustafa e ashpërsoi diferencimin në LDK.