Ramosaj thotë se Isa Mustafa e ka ruajtur te konviktet që të mos shkruante Kosova Republikë

Ish-anëtari i LDK-së, Berim Ramosaj, në emisionin “dpt te Fidani” në T7, ka thënë se dikur e ruante kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, që të mos e shkruante te konviktet fjalinë “Kosova Republikë”.
“Isa Mustafa më ka ruajtur te konviktet që të mos shkruaja ‘Kosova Republikë’”, ka thënë Ramosaj.
“Këtë gjë e dinë edhe shokët e mi të studimeve”.
Ndër të tjera, Ramosaj ka deklaruar se Mustafa e kishte përjashtuar nga partia vetëm, sepse nuk pajtohej me një pikë në statutin e partisë
“Isa Mustafa më përjashtoi se nuk pajtohesha me një pikë të statutit të partisë”, ka thënë Ramosaj.
“Ardhja e z. Mustafa në fakt pasoi me ndryshime normative. Isa me klanin e vet e ka përdor një formë seleksionimi. Isa Mustafa që në start u mundua ta instalonte frymën e re me ndryshime statutare. Që në momentin e largimit udhëheqjen e LDK-së, e shoh te ndryshimi statutar që ndodhi te hoteli ‘Sirius’”, deklaroi ai. “Ishte një pikë, që i jepej aq autoritet i lartë kryetarit të partisë që të propozonte 2/3 të këshillit të përgjithshëm, të kryesisë dhe funksioneve kryesore të deputetëve potencialë që marrin pjesë në zgjedhje. Ai është rregullimi i parë i LDK-së sipas modelit të Mustafës. Ai në shumë paraqitje publike e ka paraqitur si lidhje të re LDK-në, që e rregulloi me letra. Ai i është rikthyer nostalgjisë e frymës rugoviane, gjë që solli elektoratin e vjetër. Nuk ishte i kënaqur vetëm me këtë rregullim normativ të statutit. Nuk e kishte shancën asnjë kryetar pa i siguruar 50% të votave që ishin në kuvend të LDK-së. Vullneti personal i kryetarit i është imponuar Këshillit të Përgjithshëm”, sqaroi Ramosaj.