Covax dorëzon dhjetë milionë vaksina në 14 vende, Kosova ende në pritje

Seth Berkley, CEO i aleancës së vaksinave “Gavi”, tha se dhjetë milionë doza të vaksinës kundër COVIDIT-19 tani janë dorëzuar në 14 vende si pjesë e iniciativës “COVAX”.
Gjithahtu pritet që të paktën dhjetë milionë të tjera të dorëzohen në javën e ardhshme, raporton cnn-i.
“Po, jo doza të mjaftueshme dhe jo aq shpejt sa do të donim. Na u deshën 83 ditë nga goditja e parë në Mbretërinë e Bashkuar deri në goditjen e parë në Afrikë, por tani ne do të përpiqemi të marrim sa më shumë nga kjo që mundemi”, tha mjeku.
“COVAX”-i është një program i koordinuar nga “Gavi”, Koalicioni për Inovacione të Gatishmërisë Epidemike (CEPI) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Qëllimi i tyre është të promovojnë qasje të drejtë dhe të barabartë në vaksinat në të gjithë botën.
Ndryshe, Kosova pritet që të përfitojë nga ky program 100 mijë e 800 doza të vaksinave, të cilat pritet të arrijnë më së largu deri në muajin maj.