75 Mall Live Search
07:50 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Pa LeBron Jamesin s’ka fitore, Lakers mposhtet nga Kings

Skuadra e Los Angeles Lakersëve ka pësuar humbje ndaj Sacramento Kingsëve me rezultat 123-120.

Ekipi vendës ishte dukshëm më i mirë edhe pse rezultati në fund ishte vetëm 3 pikë më shumë, shkruan IndeksOnline.

Në këtë ndeshje mungoi basketbollisti më i mirë në NBA, LeBron James.

Duke e parë mungesën e tij, lojtari i ndeshjes ishte Hieldi me 29 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime.

Tek ekipi i Lakersëve më i miri në fushë ishte gjermani, Schroder me 28 pikë, 1 kërcim dhe 9 asistime./IndeksOnline/