75 Mall Live Search
08:53 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

S’po i dhezë Elon Muskut, i shpërthen përsëri raketa e SpaceX

Elon Musk ka qenë mbrëmë shumë afër qëllimit, por përsëri i ka dështuar prova e fluturimit pa pilot të një rakete SpaceX. Prova është bërë në Texasin Jugor.

Plani është që kjo anije prototip kozmike, e quajtur SN10, të fluturojë deri në mars. Pasi pati një nisje të suksesshme, anita kozmike shpërtheu duke bërë fluturimin më të gjatë deri më tani në provat e bëra, shkruan Indeksonline.

Transmetimi zyrtar i SpaceX u ndërpre para se njerëzit në shtëpi të mund ta shihnin atë të shpërthente, por që pamjet e monitorimit kanë kapur momentin e shpërthimit të saj.

Nuk dihet ende arsyeja e shpërthimit, por dyshohet se ka të bëj me rrjedhje metani./Indeksonline/