3 vdekje të dyshimta në Kosovë brenda 24 orëve

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është raportuar për 3 vdekje të dyshimta.
Një person (mashkull) në Lipjan është gjetur pa shenja jete.
“Rr. ‘Skënderbeu’ – Lipjan 03.03.2021-09:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur në rrugë pa shenja jete. Njësitet relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku vdekja e viktimës është konfirmuar pasi është dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë, transmeton IndeksOnline.
Një tjetër person në Prishtinë, po ashtu është gjetur pa shenja jete.
“Rr. ‘Stambolli’, Prishtinë 03.03.2021-17:33. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Trupi i pajete i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore”, njofton policia.
Ndërkohë për një vdekje të dyshimtë është raportuar edhe nga stafi i QKUK-së. në Prishtinë.
“QKUK-Prishtinë, 03.03.2021-17:45. Raportohet se nga stafi mjekësor është pranuar informata se ka ndërruar jete viktima mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore. Ne vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse policore dhe prokurori. Rasti është nën hetime”. /IndeksOnline/
/Foto ilustrim/