75 Mall Live Search
14:43 / E Enjte, 04 Mars 2021 / OSH

Publikohet agjenda shtetërore për shënimin e Epopesë së UÇK-së, këto janë aktivitetet

Këshilli organizativ për manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka paraparë një program me aktivitetet të shumta në nderim të sakrificës dhe veprës heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Më poshtë e gjeni të plotë programin me aktivitetet e parapara:

PROGRAMI

5 Mars

  • Në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës ora e parë mësimore i kushtohet EPOPESË së UÇK-së, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri
  • Gjithashtu, në këtë ditë shfaqen aktivitete nëpër rrjete sociale të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës

09:00 – Seanca solemne nëpër të gjitha kuvendet komunale

11:00 – Ekspozita  “Kujtesa e Kosovës – Adem Jashari – rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”, në bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, Prishtinë

12:00 – Parada e FSK-së në Kazermën “Adem Jashari”, në Prishtinë  (për shkak të pandemisë do të zhvillohet pa praninë e publikut)
18:00-Turniri në futsall, Pallati i Rinisë, Prishtinë

6 Mars

 

09:00 – Homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

10:00 – Ekspozitë me fotografi, Prekaz

11:00 –Turnir në volejboll, Skenderaj

12:00 – Homazhe në të gjitha komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së 15:00 – Ekspozitë me 59 fotografi në sheshin “Skënderbeu”, Prishtinë

17:00 – Akademi përkujtimore, Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë

7 Mars

09:00 – Turnir në shigjetari, Skenderaj

11:00 – Turnir në shah, hoteli “Grand”, Prishtinë 13:00 – Finalja e turnirit të volejbollit, Skenderaj

17:45 – Manifestimi Nata e Zjarreve, në kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

18:00 – Koncert pa praninë e publikut (për shkak të pandemisë), në stadiumin e futbollit në Skenderaj, transmetim direkt në TV dhe rrjete sociale.