Rita ia pa sherrin festës së ditëlindjes, do të zëvendësohet nga Oti Mabuse në “The Masked Dancer”

ITV ka konfirmuar që Rita Ora do të zëvendësohet nga Oti Mabuse në “The Masked Dancer”.
E gjithë kjo u bë për shkak të dy skandaleve që theu rregullat gjatë pandemisë, transmeton Indeksonline.

Në këtë konkurs do të marrin pjesë 12 garues që interpretojnë valle, derisa do të shfaqen të veshur me kostume ekstravagante, dhe me maska duke i lenë shikuesit të gjejnë identitin e tyre.
Ooti është deklaruar se është i lumtur që do të marrë pjesë në një eveniment të tillë.
“Jam shumë i entuziazmuar dhe i nderuar që do të bashkohem në këtë panel” tha ai.

Rita aktualisht gjendet në Australi ku u shpreh se mezi po pret t’i shikoj të gjithë në këtë ngjarje.
‘Kjo do të jetë shumë argëtuese, mezi po pres t’i shikoj të gjithë. Po u dërgoi shumë dashuri nga Australia ‘. tha ajo.
Rita është duke punuar në Australi për të filmuar “The Voice” pasi fluturoi jashtë javën e kaluar dhe pritet të qëndrojë atje për disa muaj.
Gjithashtu, ajo tashmë është vetëdijësuar dhe ka një mesazh për të gjithë: “Mesazhi im është i thjeshtë: të lutem mos bëni gabime. Faji dhe turpi që kam mbajtur këtë javë për gabimin tim nuk ia vlen. Në vend të kësaj, vazhdoni të dëgjoni këshillat e Qeverisë dhe të merrni masat e nevojshme paraprake kundër Covid-19”. /Indeksonline/
