Rektori i UP-së, Sahiti: “Shpresoj t’i kthehemi mësimit fizik brenda vitit akademik”

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, ka thënë se është duke u përcjellur situata me pandeminë dhe se ai shpreson që mësimi fizik të kthehet të paktën për një muaj në Universitetin e Prishtinës.
“Realiteti është se në shumicën e njësive akademike, sidomos viti i parë, aty janë vështirësitë më të mëdha për zhvillimin e mësimit fizik, për shkak të numrit të madh të studentëve. Jemi duke e përcjellur situatën dhe nëse ka zhvillime të tilla, jemi shumë të interesuar që të paktën për dy muaj apo vetëm muajin e fundit të kthehemi me mësimin fizik, ka thënë ai.
Më tutje ai ka folur gjerësisht për mësimin online në UP.
“Mbajtja e mësimit online ka qenë një gjë e veçantë, për Universitetin e Prishtinës, si dhe për institucionet tjera arsimore, pa dyshim një përvojë tërësisht e re por e imponuar nga Covid-19”, ka thënë ai.
Sipas tij në fillim kjo përvojë ka qenë atraktive, sepse ka qenë diçka e re, por kanë shpresuar se nuk do të zgjasë kaq shumë.
Megjithatë, Sahiti në emisionin “Log me Dren Gërgurin” të Paper Radios tha se kanë mbajtur një mbledhje për të trajtuar gjendjen pas vendimit të fundit të qeverisë, që mësimi me prezencë fizike të kthehet.