Probleme me zemrën, Princi Philip i nënshtrohet një operimi

Princi Philip ditë më parë u transferua në spitalin e Londrës, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte komplikuar.
Mediat zbuluan se princi ishte duke vuajtur nga sëmundja e zemrës prej kohësh, transmeton Indeksonline.

99 vjeçari të mërkurën iu nënshtrua një operimi nga kjo sëmundje.
Kurse të hënën Pallati Buckingham njoftoi se gjendja me shëndet po i shkon mirë.
Kujtojmë, si Princi Philip ashtu edhe Mbretëresha morën dozën e parë të vaksinës së koronavirusit në janar të vitit 2021./Indeksonline/
