75 Mall Live Search
15:44 / E Enjte, 04 Mars 2021 / Blerim

Rakitic: Fola me Messin, ai s’mund ta fitoj kurrë këtë titull!

Ish-futbollisti i Barcelonës, Ivan Rakitic është eliminuar nga gjysmëfinalja e Kupës së Spanjës pas humbjes 3 me 0 ndaj klubit katalunas.

Rakitic foli për kthimin në ‘Camp Nou’ dhe për humbjen e mbrëmshme. Mesfushori kroat la një mesazh edhe për yllin e Barçës, Lionel Messi, shkruan IndeksOnline.

Sipas Rakitic, Messi asnjëherë s’mund ta fitoj trofeun e UEFA Europa League.

“Unë kam folur me Messin. I thashë atij se unë kam një trofe që ai s’e ka. Është trofeu i UEFA Europa League”, ka thënë i buzëqeshur ylli kroat.

Kujtojmë që Rakitic kaloi disa sezone fantastike me ekipin e Barcelonës./IndeksOnline/