Arrestohet një person për trafikim me emigrant, kërkohej Gjykata themelore në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arrestuar të kërkuarin për trafikim me emigrant. Lajmin e ka konfrimuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot nga zyrtarët policor të stacionit të veriut në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për të cilin kishte urdhëresë të gjykatës për veprën Trafikim me emigrantë”, ka bërë të ditur për IndeksOnline, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ahmeti ka këtë se i arrestuari është R.G mashkull, 55 vjeç, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar për vuajtje të dënimit.