Gani Krasniqi i VV-së zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës

Kandidati nga Malisheva, Gani Krasniqi do të jetë deputet i legjislaturës së re, në bazë të rezultateve që ka publikuar sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Gani Krasniqi është nga një familje patriotike dhe ngihet si në ndër burrat më parimor të Malishevës.
Ai së bashku me djemtë e tij ka qenë pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërkohë që njihet si një ndër aktivistët e hershëm i lëvizjeve për çlirimin e Kosovës.
Pas luftës ai për një mandat ka qenë kryetar i Komunës së Malishevës.
Gani Krasniqi është babi i komandant “Malishevës”, që gjendet i arrestuar në Maqedoni, si pjesëtarë i grupit të Kumanovës.
Ndryshe Gani Krasniqi, është vjehrri i ish-ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila po ashtu do të jetë deputete e ardhshme e Kosovës.