Ramush Haradinaj takohet me ambasadoren e Finlandës në Kosovë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur ambasadoren e Finlandës në Kosovë Pia Stjernval.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka diskutuar për situatën aktuale në vend dhe nevojën e konstituimit të shpejt të institucioneve të reja.
“Falënderova ambasadoren Stjernval për përkrahjen e qëndrueshme të Finlandës në rrugën euroatlantike të Kosovës dhe për gatishmërinë për thellim të marrëdhënieve në mes dy shteteve”, ka shkruar Haradinaj.
