Zëvendësimi i hershëm i Salah, reagon edhe agjenti!

Mohamed Salah në tri ndeshjet e fundit po kalon në një formë jo të mirë.
Sulmuesi i Kombëtares së Egjiptit mbrëmë nuk arriti ta tregonte veten në humbjen e “The Reds” 0 me 1 ndaj Chelseat, shkruan IndeksOnline.
Trajneri gjerman, Jurgen Klopp, u detyrua ta largonte Salahn nga loja në minutën e 61-të dhe ky ishte zëvendësimi më i hershëm që i ka ndodhur lojtarit sa është pjesë e Liverpoolit.
Salahu nuk u pajtua fare me këtë zëvendësim. Ashtu njësoj reagoi edhe agjenti i futbollistit, Ramy Abbas Issa, i cili përmes rrjeteve sociale ka vendosur vetëm një pikë (.).
Salahu këtë sezon ka 26 paraqitje dhe ka shënuar 17 gola./IndeksOnline/