75 Mall Live Search
16:29 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Turqi, vazhdon hetimi për rrëzimin e helikopterit ushtarak

Një hetim i hollësishëm për rrëzimin vdekjeprurës të helikopterit ushtarak turk në Turqinë lindore po vazhdon.

Personeli ushtarak dhe stafi i Departmentit të Urgjencës dhe Katastrofës Turke (AFAD) në orët e para të mëngjesit mbërritën në vendin e rrëzimit pranë fshatit Çekmece në rrethin Tatvan të provincës Bitlis, transmeton Anadolu Agency (AA).

Masa të rrepta të sigurisë u vendosën rreth perimetrit të fshatit, me personelin ushtarak që bllokoi hyrjen në vendin ku ndodhi aksidenti me përjashtim të ekipit hetues.

Personeli i ushtrisë që shkoi në vendin e aksidentit vazhdon të kryej hetimet.

Ndërkohë, dega e Gjysmëhënës së Kuqe Turke në Bitlis ofroi ushqim dhe pije për stafin ushtarak, ekipet e kërkim-shpëtimit dhe për profesionistët mjekësor në zonë.

Siç është njoftuar, rrënojat do të hiqen nga rajoni pasi të ketë përfunduar hetimi.

Të paktën 11 ushtarë turq, përfshirë një oficer i lartë, u martirizuan dhe dy të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak.