75 Mall Live Search
16:26 / E Premte, 05 Mars 2021 / Blerim

Zvicra do të investojë 1 miliardë franga për të ofruar teste falas për popullsinë

Zvicra ka zbuluar një plan prej 1 miliard franga zvicerane për të ofruar teste falas anti-Covid për të gjithë popullsinë e saj si pjesë e masave për të lehtësuar daljen e vendit nga kufizimet.

Sipas propozimeve, secilit person do t’i jepen pesë komplete vetë-testimi në muaj, posa të jenë të disponueshme teste të besueshme, tha qeveria, ndërsa të gjitha testet në farmaci dhe qendrat e testimit do të jenë falas.

Sipas Guardian, kompanitë dhe shkollat ​​duhet të kryejnë teste të përsëritura duke përdorur mostra të pështymës për të përmirësuar parandalimin dhe zbuluar më herët shpërthimet dhe përhapjen e rasteve.

Punonjësit e ndërmarrjeve që do të kryejnë testimin me shumë mundësi shpesh do të përjashtohen nga kërkesat e karantinës.