75 Mall Live Search
22:34 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / OSH

Adoleshentja gjendet e vdekur, mbështjellë në plastikë në një depo

Një adoleshente e pastrehë është gjetur e vdekur dhe e mbështjellë me plastikë, të shtunën, brenda një depoje të braktisur në Manhatan.

19-vjeçarja është gjetur në mëngjes, thotë policia, shkruan NY Daily News.

Policia ka thënë se nuk kishte shenja të dhunës në trupin e viktimës, ndërsa është caktuar edhe një kohë për t’ia bërë autopsinë për të përcaktuar se si ka vdekur vajza.