75 Mall Live Search
22:49 / E Shtunë, 06 Mars 2021 / Blerim

Barcelona prodhon një tjetër talent, Moriba shënon gol të bukur në fitoren ndaj Osasunas

Skuadra e Barcelonës ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 26-të të La Ligas.

Klubi katalunas arriti fitore 2 me 0 si mysafir i Osasunas, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë përballje i shënuan, Alba dhe Moriba. Të dy shënimet u asistuan nga Lionel Messi.

Kujtojmë që ky ishte goli i parë për Moriban, 18-vjeçari, një tjetër talent nga akademia e Barçës.

Me fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 56 pikëve, 2 me pak se lideri Atletico Madrid, që ka dy ndeshje më pak./IndeksOnline./