09:04 / E Diele, 07 Mars 2021 / OSH

Mitrovicë/ Djali me probleme mendore sulmon babain e tij, e godet disa herë me thikë

Në mëngjesin e së premtes në qytetin e Mitrovicës, është therur një person.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, djali ka sulmuar fizikisht dhe e ka goditur disa herë me thikë babain e tij, transmeton Indeksonline.

I dyshuari ka probleme mendore. Policia e ka arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar duke e goditur me thikë disa herë. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në tretman mjekësor. Sipas viktimës i dyshuari ka probleme mendore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka bërë të ditur Policia./Indeksonline/