75 Mall Live Search
16:07 / E Diele, 07 Mars 2021 / AR

Hoti ofron dëshmi se ia tjetërsuan votat në QNR, kërkon rinumërim të tyre

Sipas ish-deputetit të LDK-së, Visar Hotit, skandalet në QNR nuk kanë të ndalur, shkruan Indeksonline.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti reagoi ashpër teksa tregoi që vetëm në kutinë 1815E/01R i janë tjetërsuar 44 vota.

Ai madje tregon që ka bërë ankesë në PZAP mirëpo i është refuzuar, gjoja se nuk ka ofruar dëshmi të mjaftueshme.

Hoti kërkon rinumërim të votave, pasi KQZ po devijon vullnetin e qytetarëve.

Postimi i plotë:

SKANDALET NË QNR NUK KAN TË NDALUR;

Vetëm në kutin 1815E/01R më janë tjetërsuar 44 vota, ku edhe përkundër ankesës sime që e kam bërë në PZAP, sot morra përgjigjejen së ankesa më është refuzuar për shkak se gjoja nuk paskam ofru dëshmi të mjaftueshme. E çfarë dëshmish tjera duhet me ju ofru këtyre, Formulari i Rezultateve të Kandidatëve (shih foton) dëshmon se në këtë vendvotim kam pasur 48 vota, ankesës i kam bashkangjit edhe deklaratat e komisionerëve se kam pasur po këtë numër të votave në këtë kuti, ndërsa në rezultatet preliminare të KQZ më figurojn vetëm 4 vota.

Kjo është e papranueshme dhe përtej saj, KQZ po devijon vullnetin e qytetarëve, prandaj RINUMRIMI i votave është i pashmangshëm nëse duam që procesi ta mbyllet fer./Indeksonline/

No photo description available.