Guardiolas i has ‘sharra në gozhdë’, United shumë i fortë për ‘qytetarët’

Pas 21 fitoreve rresht në të gjitha garat, Manchester City më në fund teston shijen e humbjes.
Skuadra e Pep Guardiolas humbi nga Manchester United 0-2.
Bruno Fernandes dhe Luke Shaw ishin autorë të golave për ‘djajtë e kuqë’.
Këta të fundit e përforcojnë vendin e dytë në tabelë dhe rrisin shpresat për pjesëmarrje në Champions League, duke qenë 11 pikë larg nga lideri City.
Deri në fund të sezonit në Premier Ligë kanë mbetur edhe 10 xhiro.
/Indeksonline/